Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se Qeveria Kurti është e dështuar, por sipas tij, nuk mund të rrëzohet nga opozita.
Humolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se, opozita po e godet Qeverinë aty ku ka pas suksese dhe jo në politikat e brendshme, që sipas tij aty s’ka përparim.
“Opozita aktualisht nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë e cila është e dështuar në politikat e brendshme. Opozita nuk po arrin që këto dështime të Qeverisë t’i vë në pah dhe po e godet aty ku Qeveria ka qenë e suksesshme, pra për politikën në veri të Kosovës”, tha Humolli.
Humolli tutje shtoi se, nëse opozita vazhdon kështu nuk do të dalë mirë në zgjedhjet e ardhshme/
“Nëse shkon me këtë në fushatë, opozita nuk mundet të dal mirë në zgjedhjet e ardhshme, gara duhet të bëhet me një ofertë për prespektivë shumë drejtimëshe, që i ka mundësitë reale Kosova”, tha Humolli për GazetaBlic.