Lajme

Humolli: Kuvendi i Kosovës po varet nga darkat, kjo legjislaturë e humbi legjimitetin e qytetarëve

05/20/2024 13:39
nga:Genita C

Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se Kuvendi i Kosovës po varet nga darkat.

Humolli në një prononcim për GazetaBlic theksoi se vendin tonë nuk po funksionon sistemi demokratik.

“Në Kosovë nuk funksionon sistemi demokratik parlamentar. Kuvendi i Kosovës varet nga darkat”, tha Humolli.

Madje, sipas Humollit, është e vështirë të bëhet parashikimi se kur do të shpërbëhet Kuvendi, pasi siç thotë ai, deputetët nuk votojnë sipas arsyeshmërisë.

“Është vështirë të parashikohet se kur do të shpërndahet kjo legjislaturë, sepse deputetët votojnë si ju thojnë, jo sipas arsyeshmërisë”, tha Humolli.

“Kjo legjislaturë e ka humbur legjimitetin e qytetarëve”, shtoi ai për GazetaBlic.

Kusari – Lila: S’ka kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit

PDK-ja thirrje partive opozitare t’ia votojnë rezolutën për shpërndarjen Kuvendit