Lajme

Humolli ‘godet’ Konjufcën: Kryetari i Kuvendit ende nuk po e di se jemi çliruar

03/01/2024 19:44
nga:Sh R

Ish- deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, thotë se askush nuk ka të drejtë ta kushtëzoj Kosovën, as t’i sjell drafte apo diçka tjetër të ngjashme.

Humolli në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kosova është shpallur e pavarur dhe institucionet tona e kanë obligim që të marin obligime të pavarura.

“Kosova është shpallur e pavarur. Institucionet tona e kanë obligim kushtetues me ndërmarr veprime të pavarura. Askush nuk ka të drejtë me kushtëzu Kosovën se si do bëjë jetën e përditshme, as me i sjell drafte apo diq të ngjajshme”, tha Humolli.

Deputei thekson se Qeveria duhet t’i ndalë bisedimet me Serbinë, pasi që këto bisedime i kanë hap rrugën ndërhyrjeve ndërkombëtare.

“Po kështu duhet qeveria me i ndal bisedimet me Serbinë. Bisedimet me Serbinë për fatin e Kosovës i ka qel rrugën ndërhyrjeve ndërkombëtare. Qeveria duhet me i tregu vetes, botës se ne jemi çliru prej Serbisë pushtuese me luftë të armatosur”, shtoi ai.

Tutje ai thotë se Serbia dhe miqët e saj po bëjnë gjygje kundër luftës çlirimtae, kurse Kuvendi po i sanksionon çlirimtarët.

Humolli shton se nuk janë befasi reagimet e ndërkombëtarëve kundër Kosovës, deri sa nuk i lexojmë drejt si janë të vërtetat si klas politike.

“Kryetari i Kuvendit ende nuk po e di se jemi çliruar ashtu edhe Qeveria nuk e ka kuptu që jemi çliruar. Serbia dhe miqtë e Serbisë po bëjnë gjyqr kundër luftës çlirimtare, ndërësa kuvendi po i sanksionon çlirimtarët. Dhe nuk është befasi reagimet ndërkombëtare kundër Kosovës. Deri sa ne nuk i lexojmë drejt si janë të vërtetat si klas politike gjithnjë do jemi nën presion”, përfundoi Humolli për Gazeta Blic.

Konjufca: BE-ja nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft për Asociacionin