Lajme

Humolli: Gjendja me të drejtat e punëtorëve në Kosovë vazhdon të mbetet alarmuese!

04/30/2024 22:21
nga:Y I

“Gjendja me të drejtat e punëtorëve vazhdon të mbetet alarmuese”

Kështu deklaroi në një prononcim për “Gazeta Blic” këshilltarja ligjore në KDI, Albesa Humolli.

Humolli tha se vetëm vitin e kaluar janë regjistruar mbi 11 vdekje në vendin e punës .

“Edhe ky 1 Mars punëtorët në Kosovë i gjen jo me më shumë sesa me një festë në kalendar! Gjendja me të drejtat e punëtorëve vazhdon të mbetet alarmuese marrë parasysh numrin e madh të raste të raportuara të shkeljeve nga marrëdhënia e punës si mungesa e kontratës së punës apo informaliteti në punë, mos pagesa e kontributeve pensionale, mos pagesa e pushimit vjetor apo mjekësor, largime arbitrare nga puna e deri tek mungesa e kushteve dhe sigurisë në punë që ka prodhuar raste të shumtat të lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës. Vetëm vitin e kaluar janë mbi regjistruar 11 vdekje në vendin e punës si pasojë e mungesës së kushteve për punë”

Ajo rënditi disa nga shkaktarët që qojnë në shkeljen e të drejtave të punëtorëve.

Por, Humolli, tha se shkaktar kyç konsiderohet të jetë edhe ligji ‘i stërvjetruar’ i punës i cili është në fuqi që nga viti 2010.

Ajo tha se ky ligj nuk është në përputhje me standartet evropiane për punë.

“Ndër shkaktarët kryesorë që qojnë në situata të shkeljes së të drejtave të punës në Kosovë përfshijnë politikat e gabuara sociale dhe mekanizmat e papërshtatshëm për zbatimin e ligjit të punës dhe rregulloreve tjera. Për më tepër shkaktar kyç konsiderohet të jetë edhe ligji “i stërvjetruar” i punës i cili është në fuqi që nga viti 2010 ndërsa përkundër nevojës për ndryshim nuk ka plotësuar asnjë amandamentim ndërsa në gjendjen si është ka dështuar të ofrojë mbrojtje adekuate për punonjësit në Kosovë.Ky ligj i cili prek më shumë se 370,000 punonjës në Kosovë nuk është në përputhje me standardet evropiane për punë dhe as nuk përmbush kriteret e përcaktuar me aquis të BE-së por për më tepër ka shumë mangësi edhe në fushën e kohëzgjatjes së kontratave dhe çështjes së pushimit të lehonisë dhe lejes prindërore”

“Gjithashtu i njëjti qalon edhe në zbatim më Inspektoratin e Punës si institucion gjegjës që tek tani ka arritur të rris numrin e inspektorëve të punës në 63 inspektorë, por që të njëjtit konsiderohen të jenë ende pak në raport me nevojat për monitorim të këtij ligji” deklaroi këshilltarja ligjore në KDI për “Gazeta Blic”.

Albesa Humolli-Këshilltare ligjore, KDI!

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve.

Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

/Gazeta Blic/