Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se mendimet e qëndrimet e Qeverisë aktuale ishin korrekte, në kohën kur ishin në opozitë.
Por, Humolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se çdo gjë ndryshoi kur fituan qeverisjen e vendit.
“Politikisht VV’ja ka pasë qëndrim korrekt për zhvillimet politike e ekonomike, sa ka qenë në opozitë. Tani Qeveria nuk është duke përfaqësuar mendimet e ish-opozitës”, tha Humolli.
Referuar edhe deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se nuk pret diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq, Humolli thekson se kjo është përgjigje e një aktivisti.
“Kur të pyetet çdo aktivist i VV’së, përgjigjen do ta japë të saktë. Ashtu edhe Konjufca është përgjigjë si aktivist”, tha Humolli për GazetaBlic.