Një tjetër kolonel rus është vrarë nga forcat ukrainase.
Bëhet fjalë për kolonelin Aleksey Sharov, komandant i Brigadës 810 të Marinsave të Detit të Zi.
Skynews shkruan se vdekja e komandantit është konfirmuar për mediat ruse nga zyrtarët vendas.
Ndërkohë sipas NewsWeek, vdekja e tij u njoftua përmes Telegramit nga komandanti ushtarak i Odessa, Sergei Bratsuk dhe më vonë u transmetua nga mediat ukrainase, duke përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve Unikform.
Another senior Russian officer killed in Mariupol, Russian officials confirm. Col. Aleksey Sharov, commander of the 810th Black Sea Marines Brigade. https://t.co/VTkhMC4b4p
— Yaroslav Trofimov (@yarotrof) March 23, 2022
“Komandanti i Brigadës së Marinës Ruse u neutralizua nga ushtria jonë,” tha Bratsuk, duke shtuar se “kjo do të ndodhë me këdo…që përpiqet të vrasë fëmijët tanë”. Lajmin për vdekjen e kolonelit rus e ka postuar në Twitter edhe oficeri i ushtrisë ukrainase Anatoliy Stefan.
Në të njëjtën kohë, këshilltari i Volodymyr Zelensky, Mikhail Pontoliak, tha se gjashtë gjeneralë rusë ishin vrarë gjatë luftës, ndërsa një diplomat i lartë evropian i tha Foreign Policy se mund të kishte pesë gjeneralë të vdekur. Megjithatë, Foreign Policy tha se zyrtarët e inteligjencës perëndimore theksuan se deri në njëzet gjeneralë mund të kenë vdekur./abcnews.al/


