Sporti

Humbje e madhe për Trepçën, largohet përfundimisht Jordy Tshimanga

03/12/2024 18:58
nga:Mergim Rreci

Jordy Tshimanga është larguar përfundimisht nga skuadra e Trepçës.

Ai qëndroi edhe disa kohë në Mitrovicë, me shpresën që vendimi për pezullim do të apelohej.

Mirëpo, sot përfundimisht u largua edhe nga qyteti, raporton mediumi ‘Jepi Zë’.

Tshimanga u penalizua pasi rezultoi pozitiv në doping në një ndeshje të FIBA.

Ai pati paraqitje mjaft të mira për Trepçën, duke kontribuar mjaft shumë në serinë prej 14 fitoreve radhazi.