Gana e nisi me humbje rrugëtimin në Kupën e Kombeve të Afrikës. “Yjet e Zinj” u mposhtën 1-2 nga Kepi i Gjelbërt në duelin e parë të grupit B.
Aty ku bëjnë pjesë edhe Egjipti dhe Mozambiku, që e mbyllën në barazim 1-1 përballjen mes tyre.
Humbja ka zemëruar tifozët e Ganës, aq sa njëri prej tyre ka tentuar të sulmojë fizikisht trajnerin e ekipit kombëtar.
Shtypi lokal raporton se Chris Hughton iu shmang goditjes së tifozit të inatosur, ngjarje që ndodhi në hotelin ku është akomoduar Gana në Bregun e Fildishtë.
Gjithsesi, forcat e sigurisë ndërhynë dhe larguan tifozin rebel, i cili nuk e kurseu një lumë fyerjesh ndaj 65-vjeçarit irlandez.
Some angry Ghana ?? fans tried to attack the team after the 2-1 defeat to Cape Verde on Sunday. @SaddickAdams also reported that one of the supporters was detained after an attack on the manager- Chris Hughton #AFCON2023 pic.twitter.com/BiqMgHa2ht
— Eric Njiru (@EricNjiiru) January 15, 2024