Humbja e së dielës në derbin della Madonnina do të thotë se Simone Inzaghi ka pasur fillimin e tij më të keq në sezonin e Serisë A në Inter dhe drejtorët e klubit pritet të takohen sot me trajnerin.
Kampionët që mbrojnë Serinë A, Interi ka fituar tetë pikë në pesë ndeshje, rezultati më i keq për trajnerin Inzaghi në periudhën e tij katërvjeçare në klub, transmeton GazetaBlic Sport.
Tekniku italian u dha lojtarëve të tij një ditë pushimi të hënën pas humbjes së dhimbshme 2-1 në derbin della Madonnina kundër Milanit. Skuadra do të rifillojë sot punën në terren.
Siç raporton Gazzetta, drejtorët e klubeve dhe presidenti, Beppe Marotta do të ndjekin seancën stërvitore. Ata do të takohen gjithashtu me Inzaghin për të adresuar çështjet në ndeshjet hapëse të 2024-25.
Drejtuesit e Nerazzurrëve e kanë zakon të takohen me trajnerin e tyre para dhe pas ndeshjeve, dhe megjithëse Interi nuk është në gjendje krize, disa probleme evidente u shfaqën gjatë ndeshjeve hapëse të sezonit. Disa lojtarë, për shembull, ende nuk janë plotësisht në formë dhe rrotullimet e Inzaghit nuk kanë qenë plotësisht të suksesshme.
Megjithatë, sezoni sapo ka filluar, ndaj Gazzetta raporton se Inzaghi ka besim se do t’i kthejë gjërat dhe do të ngjitet në tabelë në ndeshjet e ardhshme.
Interi është tre pikë poshtë liderit të tabelës, Torino dhe viziton Udinese në ndeshjen e radhës në Serie A të shtunën.
/GazetaBlic Sport/