Sporti

Humbja e rëndë nga Benfica, Ronald Koeman pritet të shkarkohet nga Barcelona

09/30/2021 08:14
nga:Mergim Rreci

Humbja kundër Benficas (0-3) mund të jeta ndeshja e fundit e Ronald Koeman në Barcelonë.

Sipas AS, Joan Laporta zbriti në dhomën e zhveshjes në Estádio da Luz për të folur me lojtarët, në një kohë kur Ronald Koeman po fliste për shtypin, përcjell GazetaBlic Sport.

Fakti që presidenti i Barcelonës shfrytëzoi këtë mundësi dhe nuk përmendi emrin e trajnerit holandez në bisedën me futbollistë tregon se vendimi do të merret. Sidoqoftë, Laporta synon të marrë disa ditë të tjera për të reflektuar dhe për të mos vendosur në një situatë jo të qetë nga humbja.

Ronald Koeman është në sezonin e tij të dytë në stolin e Barcelonës. Pasi sezonin e kaluar e panë ekipin katalanas të zinte vendin e tretë në La Liga, këtë sezon ata kanë vetëm dy fitore në shtatë ndeshje.

/GazetaBlic Sport/