Sporti

Humbja e pestë për Munishin, Ballkani fiton me goleadë ndaj Ferizajt

09/28/2024 16:58
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.

Ballkani ka triumfuar bindshëm ndaj skuadrës së Ferizajt, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 4 me 0, me skuadrën nga Theranda që ngjitet në krye të renditjes tabelare, me pikë të njëjta me Llapin, Suharekën dhe Malishevën.

Dukagjini i Ismet Munishit është mposhtur përsëri, me skuadrën nga Klina  që pësoi me rezultat 0 me 2 nga Drita.

Kjo është humbja e pestë në shtatë ndeshjen për Dukagjinin.

/GazetaBlic Sport/