Sporti

Humbja 6 me 0 nga ndeshja e parë, Brondy super favorit ndaj Llapit

07/31/2024 22:27
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Llapit nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj Brondby.

Ndeshjen e parë, Llapi e humbi me rezultatin e thellë 6-0, teksa nesër luhet takimi i kthimit në ‘Zahir Pajaziti’, shkruan GazetaBlic Sport.

Pak para duelit, Llapi ka lëshuar në shitje biletat, të cilat kushtojnë 5 euro në perendim, e 3 euro në veri e jug.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina nuk do ta ketë aspak të lehtë as në ndeshjen e nesërme, me bastet që i kanë dhënë maksimalisht epitetin e favoritit skuadrës daneze.

/GazetaBlic Sport/