Anësori i Aston Villas, Leon Bailey, u ka kërkuar falje tifozëve pasi humbi një shans të madh në minutat e fundit të barazimit 1-1 të së mërkurës me Wolverhampton Wanderers.
Pasi humbi rastin, ai shpërtheu në lot – teksa ndihej në faj që ia mohoi fitoren ekipit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Më vjen shumë keq. Ndjehem fajtor që nuk u larguam me të tre pikët. Është vërtet e vështirë për ta përballuar dhe jam shumë i zhgënjyer nga vetja”, tha fillimisht ai.
“Me siguri do të jetë shumë e vështirë për të fjetur sonte, por unë do të përpiqem të mbaj kokën lart. Faleminderit për mbështetjen e madhe sonte”, përfundoi ai në prononcimin pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport


