Sporti

Humbi nga Malisheva, por trajneri i Trepçës 89′ nuk dorëzohet: Do jemi pjesë e Superligës edhe vitin tjetër

05/03/2023 17:27
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës ka marrë një fitore shumë të madhe në shtëpi ndaj rivalit direkt në luftën për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll, Trepçës 89′.

Malisheva fitoi ndaj Trepçës 89′ me rezultatin 1-0, për të marrë tri pikë tejet të vlefshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Trepçës 89′, Shpëtim Idrizi tha se beson se pavarësisht kësaj humbje, skuadra e tij do jetë sëish pjesë e Superligës.

“Kishim disa raste. Dëshira e madhe për me ardhë deri te barazimi dhe gabimet ndikuan që nuk mundëm të marrim të paktën një pikë. Sa të ekziston matematikisht mundësia se nuk do dorëzohemi, na presim katër sfida të vështira dhe çdo pikë do jetë e vlefshme. Do luftojmë deri në fund, besoj shumë se Trepça 89′ do jetë pjesë e Superligës sërish”, tha Shpëtim Idrizi për Art Sport.

/GazetaBlic Sport