Sporti

Humbi në fushë, por Ferizaj e fiton derbin ndaj Ulpianës në tavolinë me rezultatin 3:0!

02/26/2024 16:28
nga:Lorik J

Ferizaj e ka fituar lojën me Ulpianën me rezultat zyrtar, 3:0.

Kështu vendosi Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot.

Ky Komision e miratoi ankesën e ferizajasve, të cilët e kishin humbur duelin me ekipin nga Lipjani në shtëpi me rezultat 2:3 në fundjavë në Grupin B të Ligës së Parë.

“Komisioni i Garave i FFK-së në mbledhjen e vetë të mbajtur me datë: 26.02.2024, duke vendosur lidhur me rregjistrimin e ndeshjeve të javës së 16-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi–B, si dhe të ankesës së ushtruar nga: KF Ferizaj, lidhur me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga: KF “Ulpiana”, të lojtarit i cili ka qenë i shënuar në protokol dhe është aktivizuar në ndeshje, Komisioni i Garave si Organ i autorizuar dhe kompetent, konform nenit 71 të Regullores së Garave, me datë: 26.02.2024 mori këtë VENDIM: Miratohet si e bazuar – Ankesa e Klubit të Futbollit – Ferizaj dhe ndeshja e javës së 16-të e Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi-B, në mes KF “Ferizaj“ dhe KF “Ulpiana” e përfunduar me rezultat 2:3 në fushë për KF “Ulpiana”, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Ferizaj”, shkruan në vendimin e Komisionit të Garave, i cili e zbuloi edhe arsyetimin për vendimin e marrë.

“Komisioni i Garave në mblerdhjen e vet të mbajtur me datë 26.2.2024, regjistroi ndeshjet e javësë 16-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi B, me rezultat të arritura në fushë, përveç ndeshjes së zhvilluar në Ferizaj në mes të KF “Ferizaj“ dhe KF “Ulpiana”, për shkak se KF “Ferizaj” ka ushtruar ankesë përkitazi me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga ana e KF “ULPIANA“, konkretisht se:

KF “Ulpiana“ ka aktivizuar në lojë lojtarin me nr. 15 . ENES HAJRULLAHU, me nr.të regjistrit: I.D. 014222M07- i cili ka qenë i shënuar- regjistruar në protokolin zyrtar dhe është aktivizuar në ndeshje.

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:

Për Komisionin e Garave, sipas nenit 71 paragrafi 1.të Regullores së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendim marrje lidhur me ankesën.

Se, sipas protokolit zyrtar, lojtari me nr 15. ENES HAJRULLAHU ka qenë i shënuar-regjistruar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe i cili është aktivizuar në lojë dhe ky veprim i KF “Ulpiana” ka qenë i pa lejuar dhe në kundërshtim me Rregulloren e Garave dhe Propozicionin e Garave, prandaj Komisioni i Garave, konform nenit 29, pargrafi 4 të Propozicionit të Garave e miraton ankesën e KF “Ferizaj“ si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 16-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi B, në mes KF “Ferizaj“ dhe KF “Ulpiana“ e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Ferizaj”.

Ndaj KF “Ulpiana” dhe lojtarit të sipërpërmendur, konform nenit 77, paragrafi 3 të Rregullorës së Garave inicohet procedura disiplinore.”