Skuadra e Ballkanit ka pësuar humbje ndaj Drenicës në udhëtim.
Drenica fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Ballkanit, për të marrë tre pikë të arta në Skenderaj, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Shkëmbi tha se tek skuadra e tij nuk funksionoi asgjë.
“Ndeshje e vështirë, nuk funksionoi asgjë, nuk bëm asgjë të mirë, ndeshje shumë e dobët, si duket nuk menaxhuam mirë dy ditet pas fitores së Llapit, në lojë e nënvlerësuam kundërshtarin, por pavarësisht se çfarë mund të themi tani pas ndeshjes, kjo ndeshje iku, tani do të bëhemi gati për ndeshjet që na kanë mbetur”, tha fillimisht Blendi Shkëmbi për ‘Art Sport’.
“Duhet të ndryshojë mendësia që nëse futboll nuk luan me shpirt, nuk luan një futboll ashtu siç duhet, të mbështetin njëri-tjetrin, është e pamundur të marrësh rezultatet”, përfundoi Shkembi.
/GazetaBlic Sport


