Sporti

Humbi ndaj Malit të Zi, ky është skenari që mund ta kualifikojë Kosovën në Kampionati Evropian

04/28/2021 21:05
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultat 22-27, shkruan GazetaBlic Sport.

“Dardanët” humbën një mundësi shumë të mirë për kualifikim në Kampionatin Evropian, sepse një fitore sonte do t’i kualifikonte direkt në këtë kompeticion të madh hendbollistik.

Malazezët e kishin në vazhdimësi epërsinë në këtë takim, epërsi që kulminoi në fund me fitoren e tyre.

Kështu mundësitë e Kosovës për kualifikim, tashmë janë më të vogla dhe ‘Dardanët’ duhet të presin rezultatin nga ndeshja e fundit në mes Malit të Zi dhe Rumanisë.

Një fitore e mundshme e Malit të Zi do ta dërgonte këtë kombëtare direkt në Kampionatin Evropian, kurse Kosovës do t’i jepte mundësi kualifikimi nga pozita e tretë.

/GazetaBlic Sport/