Jose Mourinho e ka cilësuar cilësinë e gjyqtarëve të derbit Roma-Lazio si jo në nivelin e duhur – pasi skuadra e tij humbi super takimin në Serie A të Dielën.
Lazio fitoi derbin ndaj Romës me rezultatin 3:2, shkruan GazetaBlic Sport.
“Fatkeqësisht, një lojë fantastike u prish nga gjyqtari dhe VAR, të cilët nuk ishin në nivelin e duhur për këtë ndeshje,” tha trajneri veteran për DAZN pas takimit.
“Mendoj se skuadra ime ishte më e mira në fushë sot. Ne dominuam, i shkaktuam Lazios probleme të mëdha, ata kontrolluan minutat e fundit ashtu siç donin, sepse arbitri i lejoi ta bënin këtë.”
“Futbolli italian është përmirësuar shumë nga një dekadë më parë,” shtoi 58-vjeçari.
“Cilësia e futbollit, qasja sulmuese, dëshira për të fituar, janë përmirësuar të gjitha”, përfundoi ‘Special One’.
/GazetaBlic Sport


