Sporti

Humbi Euro 2020, Pellegrini: Hidhërim i madh, shokët do japin shpirtin për Italinë

06/10/2021 15:02
nga:Gazeta Blic

Lorenzo Pellegrini nuk do të luajë në Euro2020.

Mesfushori i Romës ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë – duke humbur kështu grumbullimin me kombëtaret për ndeshjet e Euro2020, shkruan GazetzBlic Sport.

Pellegrini është shprehur shumë i mërzitur që nuk do të luajë në Euro2020.

“Fatkeqësisht, ky problem i mallkuar në kofshë nuk do më lejojë të luaj në Euro 2020. Tani ka shumë hidhërim … por është tani që ne duhet të grumbullohemi edhe më shumë dhe të brohorisim për këtë grup fantastik të djemve të vërtetë që me siguri do të japin në çdo lojë shpirtin nga fillimi në fund. E besoj. Hajde djema, hajde Italia. Të gjitha sëbashku”, ka shkruar ai në Instagram.

/GazetaBlic Sport