Gjilani ka fituar derbin e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës ndaj Dritës.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka fituar ndaj Dritës 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Golat për Gjilanin u shënuan nga Progni dhe Kelmendi.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Nuhiu foli për Art Motion ku tha:
“Një pjesë e parë e ekuilibruar, pak diçka ishim më mirë, por jo mjaftueshëm, por në pjesën e dytë në momentin më të mirë tonin, pësuam. Pastaj ishim edhe me një lojtar më pak, djemtë e dhanë maksimumin, krijuan për të shënuar, por thjesht nuk arritën të realizojnë. Kishim mjaftueshëm për të marrë më tepër, por ky është futbolli”
“Për këtë ndeshjë marr përgjegjësi unë”, përfundoi Nuhiu.
/GazetaBlic Sport


