Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pasi e ka humbur betejën gjyqësore me Gjykatën Kushtetuese lidhur me reformat në arsim, në Komunën e Kamenicës.
Nagavci thotë se vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta analizojë ditëve në vijim, teksa shton me bindje se veprimi i saj ka qenë i drejtë.
“Vendimin e GjK-së do ta analizoj me kujdes në ditët në vijim, por mbetem e bindur se mosveprimi nga ana ime në rastin e Kamenicës do te ishte shkelje e të drejtave të fëmijëve, shkelje e së drejtës kushtetuese për arsim, shkelje e konventave ndërkombëtare dhe në dëm të interesit të fëmijëve. Një gjë të tillë nuk mund ta toleroj as si ministre, as si nënë e as si profesioniste”, shkruan Nagavci.


