Lajme

Humbën zgjedhjet, japin dorëheqje disa kryetar degësh

11/21/2021 20:44
nga:Gazeta Blic

Mandati aktual si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, i skadon më 2023.

Mirëpo Lutfi Haziri, do ta përfundojë më herët këtë detyrë.

Pas takimit me strukturat e degës të shtunën, ai paralajmëroi kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor brenda 90 ditëve.

Ky vendim erdhi pas rezultatit të zgjedhjeve lokale në këtë qytet, ku LDK nuk arriti të fitojë.

Kryetarin e ri veçse në Junik, do të duhet ta zgjedhë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Agron Kuqi, u tërhoq pasi humbi garën për kreun e komunës, derisa tha për Klanin se pasardhësi i tij pritet të caktohet nga strukturat e partisë ose në zgjedhjet e brendshme.

E humbja në Malishevë, bëri që Isni Kilaj i Partisë Demokratike të tërhiqet krejt nga politika.

Rezultatet e garës zgjedhore ishin sebep që Faruk Mujka të jepte dorëheqje që ai e quan morale, nga pozita e kryetarit të Vetëvendosjes në Mitrovicë.

Ani se VV triumfoi në Podujevë, i pari i saj në këtë qytet, Bajram Ajeti dha dorëheqje me arsyetimin se dëshiron të krijojë hapësirë për brezat e rinj.

Në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale, i shohin si të domosdoshme ndryshimet në strukturat partiake për situatën pas zgjedhore.

01/21/2022 00:33

“Qeveria ndonjëherë edhe vet shkakton zgjedhje. Kjo ndodh në vendet demokratike”