Lajme

Humbën në Parkun e Llogarasë, shpëtohen dy turistë francezë

03/12/2025 12:09
nga:Y I

Policia shqiptare ka shpëtuar dy turistë francezë që kërkuan ndihmë, në Parkun Kombëtar të Llogarasë në Shqipëri.

Dy turistë francezë, duke eksploruar Parkun Kombëtar të Llogarasë, hasën vështirësi në terrenin e pyllëzuar dhe humbën orientimin, duke kërkuar ndihmë nga shërbimet e Policisë.

Policia e Shtetit bën me dije se shërbimet e Policisë në Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e bashkisë atje, menjëherë pas marrjes së njoftimit nisën kërkimet.

“Pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.