Sporti

“Humbën finalen ndaj Eternal Fire” – kjo është renditja e Bad News Eagles në botë

02/20/2023 13:59
nga:E K

Bad News Eagles patën një paraqitje të mirë në garën e CSGO në “Central Europe Malta Finals”.

Skuadra kosovare arriti që të shkoi deri në finale ku për kundërshtarë patën ekipin turk, “Eternal Fire”, shkruan GazetaBlic Sport.

“BNE” u mposhtën 2:1 me maps në një ndeshje tejet të ngushtë ku në fund kundërshtarët pas “Overtime” fituan me rezultat 16-19 në mapën vendimtare “Vertigo”.

Në ranglistën e “HLTV” tashmë skuadra kosovare ka zbritur për një pozicion duke zënë vendin e 21’të.

/GazetaBlic Sport/