Të hënën rreth orës 01:50 në Leshak të Mitrovicës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe të panjohura kishte humb kontrollin mbi të, dhe ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës.
“Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i veturës kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, është bërë e ditur në raportin e policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi.