Humb jetën tragjikisht 41-vjeçari në Prizren teksa po peshkonte
F.S., i lindur në vitin 1983, dyshohet se u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte me gjenerator në fshatin Romajë të Prizrenit.
I njëjti nuk ka arritur të shpëtojë përkundër ndihmës së ofruar mjekësore.
Rasti është hapur si hetim i vdekjes në Policinë e Kosovës.
Këto informata i dha për Gazetën Express zëdhënësi Shaqir Bytyqi në policinë e Prizrenit.
Konfirmimi i tij i plotë:
Sot me 14.04.2024, rreth orës 16:40 eshte pranuar informata se në fshatin Romaje, Prizren një person derisa po peshkonte ne lum me gjenerator elektrik eshte goditur nga rryma elektrike.
Viktima ( F.S.1983) me lendime te renda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendren Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjeket kompetent i kanë dhënë tretman mjekesor dhe jane munduar ta shpetojne, por i njejti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndêrruar jetë.
Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dal në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast “Hetim I vdekjes, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.