Lajme

Humb jetën një person në Vushtrri, gjendet i vdekur në një lumë

03/29/2023 08:45
nga:Y I

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të martën në Vërnicë të Vushtrrisë.

Rasti në polici është lajmëruar nga një person i cili derisa ishte duke kaluar mbi urën e një lumi në këtë fshat ka vërejtur një trup të pajetë.

Njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Fsh. Vernicë, Vushtrri 28.03.2023-11:03. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se afër një urës në lumë, kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.