Lajme

Humb jetën në aksident një 62-vjeçar në Prrenjas

11/03/2025 21:25
nga:N K

Një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Urakë-Katjel, në Prrenjas.

Sipas burimeve të A2CNN, një veturë e tipit “Mercedes-Benz”, e drejtuar nga një 27-vjeçar, përplasi për vdekje 62-vjeçarin, Qani Malo.

I dyshuari është ndaluar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

Forcat e Policisë Rrugore të Prrenjasit, po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.