Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor.
Mediat greke raportojnë se viktima është Serxho Sula. I riu është përplasur teksa udhëtonte me motorçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sula po kthehej nga Rizomylos pasi kishte ndjekur ndeshjen mes Asteras dhe Thereas Agrias transmeton Gazeta Express.
Mësohet se i riu e kishte pasion motorin. Ndërkohë po kryhen hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Express/


