Lajme

Humb jetën 4-vjeçari në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

02/07/2026 15:58
nga:Mergim Rreci

Një 4-vjeçar ka humbur sot jetën në Vlorë.

Sipas familjarëve, dyshohet se simptomat te i mituri janë shfaqur pasi ia kishte konsumuar mjaltë.

Fëmija ka pasur të vjella të shumta, të cilat fillimisht u mendua se i kishin kaluar, por simptomat i vazhduan edhe në ditën e ndarjes nga jeta, raporton euronews.al.

Kur u nis drejt qendrës shëndetësore në Dukat, fëmija mbërriti pa shenja jete, konfirmuar edhe nga mjekët.

Ai u shoqërua më pas në Spitalin e Vlorës, në pediatrinë e madhe, por as aty nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar.

Autoritetet shëndetësore presin rezultatet e analizave të biopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së vogëlushit.