Një 35-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës pesë të mëngjesit, tek rreth i Çagllavicës.
Lajmin e ka bërë konfirmuar zëdhënesja për media e Policisë, Flora Ahmeti për “Gazeta Blic”
“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet, me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.


