Sporti

Hulk fantastik, shënon eurogol nga gjysma e fushës

06/04/2023 09:34
nga:L J

Futbollisti, Givanildo de Sousa – Hulk ka shënuar një eurogol për ekipin e tij, Atletico-MG në ndeshjen e javës së nëntë në Serie A në Brazil.

Ish-lojtari i Portos, Hulk realizoi kundër Cruzeiro një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 27’të.

36-vjeçari edhe pse ishte pothuajse nga mesi i fushës tentoi në portë. Dhe me këmbën e tij të majtë goditi topin më shumë fuqi, i cili shkoi në rrjetë duke befasuar edhe portierin kundërshtar.

Kujtojmë që Hulk te skuadra nga Brazili është që nga viti 2021. Dhe ka shënuar rreth 60 gola deri tani.