Givanildo Vieira de Sousa, i njohur në botën e futbollit si Hulk, vazhdon të tregojë gjithë fuqinë e tij në moshën 36-vjeçare.
Në ndehsjen e fundit, ai shënoi dy gola, të dyja nga goditjet e lira, në fitoren e Atlético Mineiro ndaj Democrata-s, në ndeshjen e raundit të 4-të të Campeonato Mineiro, përcjell GazetaBlic Sport.
Nëse në golin e parë të Hulk, në minutën e 12-të, topi arrinte shpejtësinë 96 km/h, në një goditje të suksesshme, në të dytin, në minutën e 34-të të ndeshjes, topi arriti në 119 km/orë të pabesueshme. Një bombë autentike nga lojtari që shkëlqeu shumë edhe në të kaluarën e tij.
Que noite para o Hulk! O cara meteu logo dois gols de falta na vitória do Galo sobre o Democrata. Esquece… ???
Crédito: GaloTV. pic.twitter.com/2XRCKwnJMw
— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) February 9, 2023


