Sporti

Huliganët e rrahin keq basketbollistin e ekipit rus, ai dërgohet me urgjencë në spital

05/02/2023 16:35
nga:Lorik J

Basketbollisti rus, Alexey Shved, është rrahur brutalisht mbrëmë në Moskë nga disa huliganë dhe për shkak të plagëve të marra ka përfunduar në spital.

Këtë e ka bërë të ditur klubi për të cilin luan aktualisht, CSKA e Moskës.

“Si pasojë e rrahjes, Alexey pësoi një dëmtim të rëndë në kokë dhe u transportua me shpejtësi në spital me ambulancë. Policia është në kërkim të sulmuesve të tij”, shkruan klubi.

Ndërkohë, një video nga njëra nga kamerat e vëzhgimit tregonte pesë persona duke sulmuar Shved.

Svhed në dhjetor të këtij viti do të mbushë 35 vjeç dhe pas tij ka një karrierë shumë të mirë.

Përkatësisht, ai ishte kampion i Euroligës me CSKA-në në vitin 2008. Përveç kësaj, ai fitoi çmimin MVP të Eurokupës në të njëjtin vit, dhe në vitin 2021 ishte asistuesi më i mirë i Euroligës.

/GazetaBlic Sport