Sporti

Huliganët çekë goditën me karrige gazetarët televizivë të cilët po raportonin për finalen!

05/23/2024 13:12
nga:Lorik J

Trazira të mëdha kanë ndodhur në Pilsen, pas finales së Kupës së Çekisë mes vendasve Viktoria dhe Sparta Pragës. Mysafirët fituan 2:1. Pas kësaj, huliganët e vendasve, të indinjuar nga një humbje e tillë dhe nga fakti që rivali i tyre i madh merr kurorën e dyfishtë, hynë në fushë.

Ata janë drejtuar drejt tifozëve të Spartës për t’u marrë me ta. Ata ia dolën me sukses, të paktën për sa i përket një fansi. Kamerat e kapën atë, me flamurin serb në kapuç, i shtrirë në bar duke u rrahur nga dy tifozë vendas. Pastaj disa prej tyre i afrohen dhe e shkelmojnë.

Ky nuk ishte sulmi i vetëm i huliganëve. Ata kanë goditur me karrige komentatorët e televizionit teksa po raportonin drejtpërdrejt nga tavolina ngjitur me terrenin.

/GazetaBlic Sport