Lajme

Hudhet një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së një serbi në Zubin Potok

09/04/2024 09:49
nga:Sh R

Në fshatin Pridvoricë të Zubin Potokut një qytetarit të komunitetit serb i është hedhur një mjet shpërthyes, e që po dyshohet se është një granatë dore.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Nga hudhja e mjetit shpërthyes ka mbetur e dëmtuar një veturë.

Ndërsa të lënduar nuk ka.