Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar 28 Nëntorin edhe si ditën e lindjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se kjo ditë e shënuar për shqiptarët shënon edhe lindjen e Adem Jasharit, duke theksuar se atë e kujtojnë me respekt, sikurse bëjnë prej shumë vitesh.
“Në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, ashtu si prej shumë vitesh kujtojmë me respekt edhe lindjen e ADEM JASHARIT, Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Rama.


