Lajme

Tensionet në veri, Escobar dhe Lajçak sot e nesër në Prishtinë dhe Beograd

06/05/2023 07:15
nga:Genita C

Emisarët e SHBA-së dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, pritet që sot dhe nesër të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Vizitën e tyre e ka konfirmuar ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kjo vizitë e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës është tensionuar, pasi që serbët nuk po i pranojnë kryetarët shqiptar të zgjedhur në tri komunat në veri.

Escobar dhe Lajçak pritet të nxisin palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën në veri.