Lajme

HRW: Rusia po përdor mina të ndaluara në Ukrainë

03/30/2022 16:02
nga:Astrit Gashi

Organizata Human Rights Watch ka njoftuar se forcat ruse që po luftojnë në Ukrainë, kanë përdorur mina të ndaluara me ligj në lindje të rajonit Kharkiv.

Kjo organizatë ndërkombëtare ka njoftuar se minat e ndaluara janë lokalizuar nga njësitë ukrainase të deminimit.

“Rusia është e njohur për posedimin e minave të tilla që mund të vrasin njeriun në një rreze prej 16 metrave”, thuhet në kumtesën e HRË, duke qartësuar se ushtria e Ukrainës nuk posedon mina të tilla.

“Vendet nga e mbarë bota do të duhej të dënonin Rusinë për përdorimin e minave të këtij lloji në Ukrainë”, tha Steve Goose, drejtor i Humans Rights Watch.