Lajme

Hoxhës nga Peja i digjet vetura, deklarohen nga Policia

03/08/2023 09:44
nga:Y I

Eroll Rexhepi, hoxhë nga Peja, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se në orët e para të së mërkurës i është djegur vetura pranë shtëpisë së tij në rrugën “Rozafa”.

Ndërsa, lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës (PK).

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar  se rasti po hetohet si “zjarrvënie”.

“Me datë 08.03.2023, rreth orës 03:45, Policia është informuar se në rrugën ‘Rozafa’ në Pejë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe njesiti i zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga Policia, dhe është cilësuar si ‘zjarrëvënie’ “, tha ai.

Ndryshe, në pamjet të cilat hoxha Rexhepi i ka publikuar në rrjete sociale, shihet një person teksa i vendos flakën veturës.

Një burrë nga Peja publikon videot e momentit kur një person ia vë flakën veturës së tij