Teologu Fitim Flugaj në një intervistë për GazetaBlic ka folur rreth muaji të Shenjtë të Ramazanit, ku ka treguar çka lejohet e çka nuk lejohet, për besimtarët myslimanë në botë.
Flukaj thotë se agjërimi nuk do të bëhet një rutinë e thjeshtë, sipas tij, njeriu mund të shndërrohet në një engjull duke i lënë dukuritë negative anash.
“Agjërimi nuk duhet të bëhet një rutinë e thjeshtë, duhet të jetë një shkollë edukative e nivelit shumë të lartë, pra njeriu do të shndërrohet në një engjull që nuk hanë, nuk pinë e nuk ka raporte intime”, tha ai.
“Në anën tjetër, një engjull nuk flet keq për të tjerët, nuk ofendon dhe nuk e shqetëson askënd me shikime të këqija, këto janë ndër rregullat kryesore”, shtoi Flugaj.
Ai shton se agjërimi duhet të kalohet me aktivitete dhe asesi të mos jemi pasiv gjatë kësaj kohe.
“Disa e kanë marrë agjerimin me fjetë më shumë e duke i ikur punës, përkundrazi, muaji i Ramazanit duhet të jetë muaj i aktivitetit.Gjatë këtij muaji duhe të përqendrohemi sa më shumë që të jemi solidar, duhet t’i bëjmë mirë çdo kujt dhe të shpresojmë vetëm tek shpërblimet e Zotit”, thotë ai.
Deklarata e plotë: