Lajme

Hoxhë Drilon Gashi: E respektoj Kushtetutën për sa i përket lejimit të martesave në Kosovë në mes të gjinisë së njejtë

03/17/2022 23:39
nga:Gazeta Blic

Drilon Gashi, teolog dhe njëherësh këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se respekton Kushtetutën e Kosovës për sa i përket lejimit të martesave në Kosovë në mes të gjinisë së njejtë.

‘Unë jam për me respektuar kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta disa herë e thotë që qytetarët i kanë të drejtat dhe liritë e garantuara. Unë po çuditna me shumë interpretime që po i bëhen këtyre njerëzve”, tha Gashi.

Gashi në Politiko në Kanal10 ka thënë se ende nëpër botë ka hoxhollarë që personat e komuniteti LGBT i stigmatizojnë dhe nuk i trajtojnë në mënyrë njerëzore.

“Nuk mendoj që myslimanët që thirren në Kuran, këto ajete kuranore vlejnë për çështjet që po i dsikutojmë ne sot. Ka mysliman, hoxhollarë anë e mbanë botës, që e kanë mendimin që këta persona duhet të vriten, të gjuhen me gurë sepse ata janë pushtuar nga djalli. Kur i dëgjoj shpesh herë unë mendoj që ka ardh puna deri aty që ne si besimtar të devotshëm kemi rënë në gradën e popullit të Lutit që i kanë stigmatizuar e rrahur e persekutuar të tjerërt”, tha Gashi në Politiko.