Lajme

Hoxhaj: William Burns, përkrahës i madh i pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

08/23/2024 21:53
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar sot se vizita e drejtorit të CIA-së, William Burns, është një dëshmi e qartë që tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk flasin për Kosovën pa e vizituar atë dhe pa e trajtuar si një partner strategjik dhe të barabartë.

Hoxhaj theksoi se Burns ka një rol të rëndësishëm në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës që nga ditët e para të saj, duke qenë një përkrahës i madh i Kosovës gjatë viteve 2007-2008 përballë kundërshtimeve të fuqishme nga Vladimir Putin dhe Rusia.

Ai vlerësoi përkushtimin e Burns për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe përmbylljen e procesit të shtetndërtimit.

“Përmbyllja e vizitës në Kosovë pas Bosnjës dhe Serbisë, tregon për një momentum rajonal sa i takon sigurisë dhe përkushtimit amerikan, por një moment kthese për politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, nëse bashkëbiseduesit e tij në Kosovë e kanë kuptuar drejt qëllimin e vizitës dhe nëse do t’i nderojnë zotimet e marra për të rikthyer Kosovën në binarët e partneritetit me ShBA-në” shkruan Hoxhaj raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: