Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot në Hagë ish-krerët e UÇK-së dhe të PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ka njoftuar ai përmes një postimi në Facebook.
“Sot vizitova miqtë e mi, Hashimin dhe Kadriun! Të vendosur e besimplotë që drejtësia do të triumfojë! Historinë e lirisë nuk mund ta ndryshojë askush!”, ka shkruar Hoxhaj.
Gjatë ditës, ish-krerëy e UÇK-së u vizituan edhe nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.


