Lajme

Hoxhaj uron Terras: E ardhmja evropiane e Kosovës është jetike për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor

11/15/2024 14:29
nga:Sh R

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës dhe Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka përgëzuar eurodeputetin estonez Riho Terras për emërimin e tij si Raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën.

Në një mesazh të ndarë në rrjetin social X, Hoxhaj ka shprehur vullnetin për bashkëpunim të ngushtë me Terras, duke theksuar rëndësinë e së ardhmes evropiane të Kosovës për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor.

“Përgëzime për Riho Terras për emërimin si Raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën. Presim me padurim të punojmë së bashku. E ardhmja evropiane e Kosovës është e rëndësishme për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, dhe jemi të bindur se do të bëni një ndikim pozitiv në këtë rol!” ka shkruar Hoxhaj.