Lajme

Hoxhaj uron qytetarët për vizat: Ditë historike për Kosovën

04/18/2023 14:31
nga:Astrit Gashi

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, e ka quajtur ditën e sotme historike për Kosovën, pas miratimit nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se kjo është një ditë historike.

Ai tutje, uroi të gjithë qytetarët e Kosovës pas miratimit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian.

“Ditë historike për Kosovën, Parlamenti Evropian miratoi vendimin përfundimtar në lidhje me liberalizimin e vizave. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe BE-së”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.