Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, në Konventën e partisë që u mbajt sot, tha se me kandidatin për kryetar, Bedri Hamzën janë miq dhe nuk kanë asnjë hidhërim mes vete.
Ai e falënderoi fillimisht ish-liderin e PDK-së, Memli Krasniqin, e më pas foli për Hamzën.
Hoxhaj ka treguar çka ka diskutuar me Hamën mbrëmë në një takim që kanë pasur.
“Unë e falënderoj kryetarin e partisë, Memli Krasniqi, për udhëheqjen e partisë.
Unë kam kërku një javë të zgjatet, nuk e them me inati, as me pakënaqësi. Mbramë jam taku me zoti Bedri Hamzën, sepse jemi miq, nuk kemi idhnim, jemi shokë, do të mbesim shokë. Kam kërkuar prej Bedriut që ne si gjeneratë e artë, e Hashimit dhe Kadriut, që kemi kapacitet si me udhëheqë dhe me mbajtë një konventë pas një jave, me shty dhe ta mbajmë kur vjen momenti i kandidimit për kryeministër.”, u shpreh ai.


