Lajme

Hoxhaj takon një delegacion nga Parlamenti i Austrisë: Folëm për situatën në veri të Kosovës

06/19/2023 19:32
nga:G B

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim një delegacion nga Parlamenti i Austrisë, i cili po qëndron në vizitë në Kosovë, në kuadër të Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se në këtë takim është folur për situatën në veri të vendit, përcjell Klankosova.tv.

“Prita sot në takim delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, si Grup të Miqësisë Austri-Kosovë. Me delegacionin, folëm për situatën në veri të Kosovës dhe potencova se mbështetja e Austrisë dhe vendeve të BE-së do të ishte e mirëseardhur”.

“Qeveria e Kosovës, gjithashtu, duhet të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për të ç’tensionuar situatën dhe përmes procesit politik në veri të vendit, të riintegrohen komuniteti serb dhe të largohen bandat nga veriu”, shkroi ai.