Lajme

Hoxhaj takon ministrin e jashtëm sllovak, kërkon mbështetje për anëtarësim të Kosovës në KE

06/03/2022 10:16
nga:Astrit Gashi

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovë, Enver Hoxhaj po qëndron në Bratisllavë, në Forumin GLOBSEC 2022.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok, dhe i ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Një takim i shkurtër me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovë, nga opozita, kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës! Kosova është vendi më demokratik në Ballkan dhe i përket Këshillit të Evropës”, ka shkruar Hoxhaj.