Lajme

Hoxhaj takon Hashim Thaçin në Malishevë – por jo atë që prisni: Një histori suksesi që frymëzon

01/18/2025 21:43
nga:Sh R

Enver Hoxhaj, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ish-Ministër i Jashtëm i Kosovës, ka vizituar një biznes të suksesshëm në Malishevë, pronari i të cilit mban emrin Hashim Thaçi, një rastësi interesante që Hoxhaj e ndau me miqtë e tij në Facebook.

Ai e përshkroi pronarin si një shembull frymëzues të përkushtimit dhe vizionit në fushën e sipërmarrjes.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Hoxhaj e cilësoi këtë biznes si një model suksesi, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të pandalshme për zhvillimin ekonomik në Kosovë.

“Nuk është rastësi që çdo Hashim Thaçi që njoh është një histori suksesi. Sot pata kënaqësinë të takoj një tjetër, me një biznes të shkëlqyer në Malishevë, shembull frymëzues i përkushtimit dhe vizionit.”, ka shkruar Hoxhaj.
VIDEO